11.5 C
Tirana

Fier: Nxënësi godet me thikë 17-vjeçarin në shkollën e Cakranit, shkak postimi në “Snapchat”

Më datë:

Një konflikt mes nxënësve të shkollës së mesme së Cakranit ka degraduar deri në përdorimin e thikës. Policia njofton se 17-vjeçari me iniciale B.D. ka goditur me thikë bashkëmoshatarin e tij, Y.Xh. (të dy nxënës të kësaj shkolle).

I plagosuri u transportua në spitalin Rajonal Fier për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 në ambientet e shkollës së mesme së Cakranit në Fier.

Burimet bëjnë të ditur se autori ka deklaruar se me bashkëmoshatarin e tij janë konfliktuar sapo kanë hyrë në oborrin e shkollës pasi kishin debatuar mbrëmjen e djeshme për një postim në rrjetin social “Snapchat”.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Spiropali takon drejtuesit e lartë të Departamentit Amerikan të Tregtisë, në fokus bashkëpunimi ekonomik

Gjatë qëndrimit të saj në Uashington të SHBA-ve, Ministrja...

Begaj takim me arbëreshët në Milano: Ura e miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot në Milano...

Rama të hënën në Bruksel, takohet me Costa-n

Kryeministri Edi Rama do të takohet ditën e hënë...

E rëndë në Vlorë, 4-vjeçari paraqitet pa shenja jete në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme...