4.5 C
Tirana

Sekuestrohen rreth 767 steka me cigare të dyshuara kontrabandë në Tiranë, një i arrestuar

Më datë:

Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia dhe tre të tjerë janë proceduar penalisht, pasi tregtonin steka me cigare të dyshuara kontrabandë, në kuadër të operacionit të koduar “Hide 2”.

Operacioni u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës për Operacionet Speciale dhe Kërkimin.

“Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi D. Y., 52 vjeç, banues në Tiranë, dhe u proceduan shtetasit E. Sh., 33 vjeç, M. D., 56 vjeç, dhe M. A., 65 vjeç”, njofton Policia.

Policia bën me dije se “gjatë operacionit janë ushtruar kontrolle në 10 subjekte tregtare dhe në disa prej tyre, shërbimet e Policisë gjetën rreth 767 steka me paketa me cigare, të dyshuara të kontrabanduara, pa pullën fiskale të miratuar nga Ministria e Financave, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Telefoni më i hollë i palosshëm në botë gati për treg

Ka pasur thashetheme që qarkullojnë se Oppo Find N5...

Dortmund vijon “rënien e lirë”, Nuri Sahin në “fije të perit”

Nuk ka “paqe” për Dortmund, me verdhezinjtë që përballë...

Hasude me Arra

Një ëmbëlsirë fantastike, me një shije të veçantë është...

Zbulohet dinamika e re astronomike

Plutoni ka patur një impakt të butë me Carontin,...