Kreu i grupit kriminal, 57-vjeçari turk arrestohet në Rinas!

Më datë:

Kreu i dyshuar i një rrjeti kriminal që shtrihej nga Irani në Evropën Perëndimor është arrestuar nga policia shqiptare.

57-vjeçari turk mësohet se është vendosur në pranga në aeroportin e Rinasit teksa po hynte në Shqipëri më 23 nëntor, ndërsa tashmë do bëhet ekstradimi drejt Gjermanisë.

Sipas Europol, ai dyshohet se drejtonte një rrjet kriminal përgjegjës për importin në shkallë të gjerë të heroinës në Evropën Perëndimore.

Nga hetimet ka rezultuar se ai fshihej pas organiztatës që posedonte 703 kilogramë heroinë të sekuestuara në portin e Hamburgut në Gjermani më 30 gusht 2022. Heroina ishte fshehur në një ngarkesë me kontejnerë sapuni me origjinë nga Irani.

Po ashtu, Europol njofton se pronat rezidenciale dhe afariste të lidhura me të dyshuarin dhe të dashurën e tij u kontrolluan në Roterdam, Holandë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarr i madh pranë QSUT-së, përfshihet një kompleks banimi

Një pallat në kryeqytet, pranë spitalit “Nënë Tereza”, është...

Bisedimet e ardhshme të paqes SHBA-Iran, Vance: Topi është vërtet në fushën tonë

Trafiku detar drejt porteve iraniane në Gjiri Persik dhe...

Samiti i Diasporës, Balla: Duhet të kemi të zgjedhurit tanë nga diaspora në Shqipëri

Nga Samiti i Diasporës që po mbahet në Tiranë,...

Ish-kryebashkiaku i Finiqit shpallet fajtor për abuzim me tenderat, dënohet me 4 vite burg

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...