Samiti i Diasporës, Balla: Duhet të kemi të zgjedhurit tanë nga diaspora në Shqipëri

Më datë:

Nga Samiti i Diasporës që po mbahet në Tiranë, në ditën e tij të dytë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla,  tha se duhet të krijojmë rrjetet tona të të zgjedhurve, por dhe të anëtarëve të grupeve të këshilltarëve të ardhur nga diaspora.

“Në këto zgjedhje të radhës amerikane, vetëm në shtetin e Michigan konkurrojnë për kongresin amerikan 3 shqiptarë në primaret e partive të tyre. Kjo është një arritje e madhe e jon duke shpresuar që do të kemi një kongresmen dhe pse më vonë dhe një senator.

Nga ky samit i 4, një prej gjërave që duhet ta mendojmë për samitin e 5-të, të krijojmë dhe rrjetet tona të të zgjedhurve, por dhe të anëtarëve të grupeve të këshilltarëve. Janë dy organizime që do të na bënin më mirë për të qenë më të sinkronizuar me njëri-tjetrin.

Mesazhi i këtyre samiteve është për tu bërë bashkë. Zgjedhjet e fundit ishin një fitore e madhe e demokracisë sonë që ishte e cunguar për 35 vite më radhë për sa kohë ata që janë motori i ekonomisë sonë, diaspora, nuk merrnin dot pjesë në zgjedhje”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarr i madh pranë QSUT-së, përfshihet një kompleks banimi

Një pallat në kryeqytet, pranë spitalit “Nënë Tereza”, është...

Bisedimet e ardhshme të paqes SHBA-Iran, Vance: Topi është vërtet në fushën tonë

Trafiku detar drejt porteve iraniane në Gjiri Persik dhe...

Ish-kryebashkiaku i Finiqit shpallet fajtor për abuzim me tenderat, dënohet me 4 vite burg

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Ndryshojnë çmimet e naftës dhe benzinës, Bordi i Transparencës vendos tarifat e reja

Bordi i Transparencën ka njoftuar këtë të martë, më...