Ish-kryebashkiaku i Finiqit shpallet fajtor për abuzim me tenderat, dënohet me 4 vite burg

Më datë:

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtor ish-kryetarin e Bashkisë Finiq, Leonidha Hristo, duke e dënuar me 4 vite burg për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Për shkak të përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, dënimi përfundimtar për Hriston u ul në 2 vite heqje lirie.

Sipas Prokurorise se Posaçme, hetimet kanë zbuluar se gjatë periudhës 2017–2019 në Bashkinë e Finiqit janë zhvilluar procedura të parregullta prokurimi, me vlerë rreth 77 milionë lekë. Organi i akuzës pretendon se tenderat janë manipuluar përmes dokumentacionit të falsifikuar, ndërsa fituesit ishin të paracaktuar.

Për të mbështetur akuzat, prokuroria paraqiti prova të shumta, përfshirë dëshmi, përgjime dhe dokumente zyrtare.

Hristo ka qenë gjithashtu kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet vendore të vitit 2023, nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Ndërkohë, për disa ish-zyrtarë të tjerë të bashkisë, si Florian Perin, Stavri Çavo, Lefter Karjanin dhe Lefteria Mekshin, çështja po shqyrtohet në Sarandë, pasi GJKKO ka shpallur moskompetencë për gjykimin e tyre.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shpërthimi në Gjirokastër me një viktimë, policia zbardh detajet e para

Policia e Gjirokastrës ka dhënë informacion në lidhje me...

Dy vite presion ndaj të moshuarit, në pranga 41-vjeçari

Një 41-vjeçar nga Vlora ka rënë në pranga pasi...

Kriza politike në Francë, shkollat në qendër të revoltës

Në Francë, ajo që nisi si protestë e nxënësve...

Dy armë zjarri dhe 32 mijë euro në banesë, në pranga 32-vjeçari

Një 32-vjeçar është arrestuar në Shijak, pasi gjatë kontrollit...