Policia Rrugore e Tiranës gjatë mbrëmjes së djeshme, ka kryer kontrolle në të gjitha akset rrugore, për evidentimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që, sipas Policisë, janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Policia Rrugore e Tiranës njofton se kontrollet u përqendruan të drejtuesit e mjeteve që kryejnë parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe shkelje të tjera të ndryshme.
Si rezultat i kontrolleve, policia bën të ditur se gjatë mbrëmjes së djeshme (28 nëntor) janë evidentuar dhe ndëshkuar me masa administrative 78 drejtues automjetesh: 21 masa për manovra të rrezikshme në rrugë; 17 që kanë qarkulluar me shpejtësi mbi normat e lejuara; 20 pa vendosur targat në automjete; 20 për shkelje të tjera të ndryshme.