Një pallat në kryeqytet, pranë spitalit “Nënë Tereza”, është përfshirë nga flakët.
Ende nuk dihet arsyerja përse pallati është përfshirë nga flakët.
Nuk dihet nëse ka banorë të mbetur në brendësi të apartamenteve. Zjarri është mjaft agresiv pasi ka nisur dhe rrëzimi i një pjesë të fasadës së pallatit.
Në rrezik janë vënë dhe njësitë e tjera të kompleksit të pallateve.
Teksa ekziston rreziku që flakët të përhapet më tej, në vendngjarje sakaq ndodhen deri më tani dy zjarrfikëse që po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve.


