Reshjet e borës, Ministria e Infrastrukturës thotë se gjendja e rrugëve në tërësi është e mirë

Më datë:

Përkundër reshjeve të borës që kanë filluar nga dita e djeshme, Ministria e Infrastrukturës deklaron se gjendja e rrugëve në tërësi është e mirë.

Është bërë e ditur nga shefi i Departamentit të Mirëmbajtjes së Rrugëve në MI, Gëzim Osmani duke shtuar se kompanitë kanë intervenuar gjatë gjithë kohës.

“Gjendja e rrugëve në tërësi është e mirë. Të gjitha rrugët janë të qarkullueshme për automjete.

Kompanitë e MVD-së të kontraktuara nga MMPHI-ja gjatë tërë kohës kanë punuar në pastrimin e rrugëve si dhe hedhje kripe në rrugë. Në rrugët malore vozitje me kujdes të shtuar”, tha Osmani.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 0 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius.

“Dita e hënë fillon me mot kryesisht të vranët dhe me reshje të herë pas hershme të borës. Nga dita e martë reshjet parashihen të vazhdojnë vetëm nëpër disa zona, kryesisht në rrafshin e Dukagjinit.

Nga dita e mërkurë e tutje, parashihen edhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare, kurse në viset e larta, shpejtësia e erës do të arrijë mbi 12m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha rikonfirmohet në krye të PD me mbi 37 mijë vota pro

ali Berisha është rikonfirmuar në krye të Partisë Demokratike...

Rudin Hylviu zgjidhet kryetar i PD-së në Kavajë, Qosja: Fillon puna për zgjedhjet e ardhshme

Dega e Partisë Demokratike në Kavajë ka përfunduar procesin...

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...