Arrestohet 52-vjeçari në Kamëz, u kap me armë zjarri në banesë

Më datë:

Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kamzës pasi u kap me me armë në banesë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Road Guard 3”, policia mori informacione “, se babai i një prej të arrestuarve mund të kishte armë zjarri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 organizuan punën dhe ushtruan kontroll në banesën e 52-vjecarit të identifikuar me inicialet N. B., banues në Kamzë.

Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë të lyer me graso dhe futur në një kllëf lëkure, katër krëhëra dhe 173 fishekë luftarak.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. B., 52 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha rikonfirmohet në krye të PD me mbi 37 mijë vota pro

ali Berisha është rikonfirmuar në krye të Partisë Demokratike...

Rudin Hylviu zgjidhet kryetar i PD-së në Kavajë, Qosja: Fillon puna për zgjedhjet e ardhshme

Dega e Partisë Demokratike në Kavajë ka përfunduar procesin...

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...