OBSH: Numri i viktimave nga COVID-19 mund të jetë tre herë më i lartë

Më datë:

Numri i viktimave nga koronavirusi mund të jetë tre herë më i lartë se ai që është raportuar zyrtarisht, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë. Deklarata u bë nga ndihmësdrejtorja e Përgjithshme e OBSH-së, Samira Asma.

OBSH-ja vlerëson se deri në muajin maj 2021 rreth 3 deri në 4 milionë njerëz kanë vdekur si pasojë e sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

“Në të vërtetë ky numër mund të jetë dy ose tre herë më i lartë. Kështu që unë mendoj se mund të jenë rreth 6 deri në 8 milionë vdekje”, tha Asma.

Ndërsa analisti i të dhënave në OBSH, William Msemburi dha detaje të kësaj llogaritjeje.

“Ky vlerësim përfshin vdekjet e pa raportuara si dhe vdekjet për shkak të mungesës së kapacitetit spitalor, masave të izolimit që kanë kufizuar lëvizjen dhe faktorëve të tjerë”, tha ai. Koronavirusi është zbuluar për herë të parë në qytetin Vuhan të Kinës, në fund të vitit 2019.

Qeveria e Kinës i ka hedhur poshtë akuzat për daljen e virusit nga laboratori. Një ekip i ekspertëve ndërkombëtarë ka udhëtuar në Vuhan në janar, për të hetuar origjinën e virusit.

Ekipi e ka hedhur poshtë teorinë që virusi të ketë dalë nga laboratori, por hulumtimi i tij është mbështetur në mostra dhe prova të siguruara nga zyrtarët kinezë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

PS në Njësinë 12: Rama për BE-në: Porta e hapur do mbyllet vetëm kur të hyjmë brenda

https://www.youtube.com/live/G67P3EOMCvM?si=-mH6iP9WylSqX4XL Kryeministri Edi Rama, mbajti fjalën e tij në Asamblenë...

“Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë

“Është më mirë të jesh i përgatitur sesa të...

Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!

Mes konfliktit në Iran dhe krizës së energjisë që...

Goditje në Elbasan: dy arrestime për trafik droge, sekuestrim i lëndëve narkotike dhe mjeteve

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 2 persona...