Zelensky vizitë zyrtare në Serbi

Më datë:

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të zhvillojë vizitën e parë zyrtare në Beograd më 8 gusht, njoftoi zyra e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ende nuk ka detaje për vizitën në Beograd, por dy presidentët u takuan për herë të fundit në mes të korrikut në Kiev, në kuadër të samitit Ukrainë-Evropa Juglindore.

Vuçiç gjatë qëndrimit në kryeqytetin ukrainas konfirmoi se ishte i vetmi pjesëmarrës në samit që nuk e kishte nënshkruar deklaratën e përbashkët për vazhdimin e mbështetjes politike, ushtarake, financiare dhe të sigurisë për Ukrainën, si dhe për forcimin e presionit ndaj Rusisë.

Në këtë dokument, ndër të tjera, Rusia akuzohet për agresion të paligjshëm, të paprovokuar dhe të pajustifikuar ndaj Ukrainës dhe i bëhet thirrje që menjëherë t’i japë fund luftës, si dhe të tërheqë plotësisht dhe pa kushte trupat dhe pajisjet ushtarake nga i gjithë territori i Ukrainës.

Serbia e ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, që nisi më 2022, por refuzon t’u bashkohet sanksioneve që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Moskës për shkak të luftës.

Edhe pse është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia për gati pesë vjet nuk ka hapur asnjë kapitull të ri negociues.

Dy muaj pas hapjes së kapitullit të fundit në negociatat për anëtarësim filloi lufta në Ukrainë, ndërsa Serbia nuk e harmonizoi politikën e saj të jashtme me Bashkimin Evropian dhe nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë. Në atë kohë, kjo ishte arsyeja kryesore për ngecjen e negociatave të anëtarësimit, teksa ndërkohë Beogradi ka pasur përkeqësim edhe në fushën e sundimit të ligjit.

Në Beograd së fundmi ka qëndruar edhe zëvendëskryeministri i Ukrainës, Taras Kachka, i cili me Vuçiçin ka diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe vazhdimin e negociatave për marrëveshjen për tregti të lirë.

Një ditë para takimit me Kachkan, Vuçiç ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Zelensky, dhe pas bisedës ka deklaruar se Serbia dhe Ukraina “janë të vendosura për përmirësimin e marrëdhënieve përmes dialogut”.

Të dyja vendet janë kandidate për anëtarësim në BE.

Vuçiç është takuar disa herë me Zelenskyn në takime ndërkombëtare dhe po ashtu ka vizituar Ukrainën disa herë.

Olena Zelenska, bashkëshortja e presidentit ukrainas, ka qëndruar në Beograd në maj të vitit 2024, kur kishte udhëtuar së bashku me ministrin e atëhershëm të Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, me ftesë të bashkëshortes së presidentit të Serbisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kampioni Nelson Hysa takon Ramën pas fitores së radhës

Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e Kryeministrisë...

Dorëhiqet sekretari i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Dokushin

Pas shkarkimit të Anuela Ristanit nga kryebashkiaku Erion Veliaj,...

Kryetarët e komunave në protestë, kërkojnë mbrojtjen e kompetencave

Kryetarë dhe përfaqësues të komunave të Kosovës janë mbledhur...

Protestë pas tragjedisë, banorët e Vaut të Dejës kërkojnë urgjencë

Tre ditë pas tragjedisë së rëndë, ku Sokol Preka,...