Një “44-vjeçar në Krujë arrestohet për dhunë ndaj familjes”

Më datë:

Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “On Time”, duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale brenda një familjeje në kryeqytet.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, janë arrestuar dy shtetas të identifikuar si  Elton Merlina dhe djali i tij Ameld  Merlina , të cilët dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj anëtarëve të familjes dhe i kanë kanosur me armë zjarri.

Gjatë kontrollit të banesës së tyre, forcat e policisë gjetën dhe sekuestruan: 1 armë zjarri tip kallashnikov, 2 krehra arme, Sasi municioni luftarak.

Njoftimi:

Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “On time”.

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon ngjarje kriminale në një familje.

Ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre të mitur dhe posedonte armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak në banesë, vihet në pranga 44-vjeçari.

Vihet në pranga dhe djali i tij, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrës së tij.

Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe municion luftarak.

Menjëherë pas njoftimit që morën për dhunë fizike dhe kanosje me armë zjarri, në një familje, në lagjen “Derede”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë organizuan punën dhe shkuan menjëherë në adresën e dhënë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale të kryera në kuadër të operacionit të koduar “On Time”, u parandaluan ngjarje të mundshme kriminale në këtë familje, duke arrestuar shtetasit E. M., 44 vjeç dhe A. M., 22 vjeç (babë e bir), të cilët dyshohet se kanë ushtuar dhunë fizike ndaj familjareve të tyre dhe i kanë kanosur me armë zjarri.

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe municion, që i posedonte pa leje, shtetasi E. M.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarr i madh pranë QSUT-së, përfshihet një kompleks banimi

Një pallat në kryeqytet, pranë spitalit “Nënë Tereza”, është...

Bisedimet e ardhshme të paqes SHBA-Iran, Vance: Topi është vërtet në fushën tonë

Trafiku detar drejt porteve iraniane në Gjiri Persik dhe...

Samiti i Diasporës, Balla: Duhet të kemi të zgjedhurit tanë nga diaspora në Shqipëri

Nga Samiti i Diasporës që po mbahet në Tiranë,...

Ish-kryebashkiaku i Finiqit shpallet fajtor për abuzim me tenderat, dënohet me 4 vite burg

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...