Dosja ndaj Erion Veliajt, caktohet gjyqtarja e seancës paraprake

Më datë:

Etleva Deda do të jetë gjyqtarja se seancës paraprake për dosjen ndaj Erion Veliajt, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa dhe 16 personave të tjerë.

Mes tyre janë biznesmenë dhe të afërm të çiftit Veliaj-Xoxa, si ish-deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, e cila është vënë nën akuzë për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Gjyqtarja Deda do të përcaktojë në këtë mënyrë nëse dosja do të kalojë për gjykim ose jo apo nëse do të kthehet sërish në SPAK.

Zyrtarisht SPAK e akuzon kryebashkiakun Veliaj për pesë vepra penale, korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe futje e sendeve të ndaluara në qeli.

Edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa akuzohet për veprat penale korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, fshehje pasurie dhe mosdeklarim i të ardhurave.

Sipas SPAK, Veliaj së bashku me bashkëshorten e tij kanë përfituar të ardhura monetare dhe pasuri të paluajtshme në këmbim të lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës.

Kujtojmë se Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt dhe prej asaj kohe qëndron në paraburgimin e Durrësit.

Vetë Veliaj dhe Xoxa i kanë mohuar akuzat në reagime të mëparshme për mediat dhe kryebashkiaku i ka konsideruar ato si sulm politik.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarr i madh pranë QSUT-së, përfshihet një kompleks banimi

Një pallat në kryeqytet, pranë spitalit “Nënë Tereza”, është...

Bisedimet e ardhshme të paqes SHBA-Iran, Vance: Topi është vërtet në fushën tonë

Trafiku detar drejt porteve iraniane në Gjiri Persik dhe...

Samiti i Diasporës, Balla: Duhet të kemi të zgjedhurit tanë nga diaspora në Shqipëri

Nga Samiti i Diasporës që po mbahet në Tiranë,...

Ish-kryebashkiaku i Finiqit shpallet fajtor për abuzim me tenderat, dënohet me 4 vite burg

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...