Merrnin deri në 35 mijë Dollarë, goditet rrjeti që trafikonte njerëz në SHBA dhe Kanada

Më datë:

Tre persona, pjesëtarë të një grupi që kontrabandonte njerëz drejt Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, janë vënë në pranga nga policia shqiptare. Hetimi ndaj këtyre tre personave ka ardhur si punë e përbashkët mes Njësisë së Shërbimeve Hetimor me Agjencinë Federale Amerikane DSS/OCIU që punon në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në kryeqytet.

“Në bashkëpunim të ngushtë me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka kryer arrestimin e shtetasve H. M., 58 vjeç, L. M., 58 vjeç dhe C. N., 62 vjeç”, njoftoi policia.

Hetimet disamujore kanë zbuluar se i dyshuari kryesor, H. M., në bashkëpunim me persona të tjerë, ka kontrabanduar disa shqiptarë nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së.

Më pas dërgoheshin në vende të ishujve Karaibe dhe më pas në shtete të tjera me qëllim final dërgimin e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.

Për këtë ata siguronin dokumente udhëtimi të falsifikuara.

Gjithashtu, dyshohet se i dyshuari kryesor, H. M., me precedent të mëparshëm në këtë aktivitet kriminal, merrte shuma nga 20 deri në 35 mijë dollarë.

Gjatë hetimeve dhe pas arrestimit, të dyshuarve iu janë sekuestruar shuma të mëdha parash cash, dokumente të ndryshme udhëtimi false, si dhe sende dhe prova të tjera në interes të hetimit.

“Policia e Shtetit gjen dhe një herë rastin të falënderojë Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, partnerët ligjzbatues amerikanë DSS/OCIU këtu në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, Tiranë, të cilët kanë koordinuar dhe bashkërenduar ngushtë punën me agjencitë e tyre homologe në Republikën e Kosovës dhe Republikën Domenikane, por dhe me partnerë të tjerë ligjzbatues në Policinë e Kosovës, Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë dhe Itali”, njoftoi policia.

Ndërkohë vijojnë hetimet për dokumentimin e mëtejshëm të këtij aktiviteti kriminal dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarr i madh pranë QSUT-së, përfshihet një kompleks banimi

Një pallat në kryeqytet, pranë spitalit “Nënë Tereza”, është...

Bisedimet e ardhshme të paqes SHBA-Iran, Vance: Topi është vërtet në fushën tonë

Trafiku detar drejt porteve iraniane në Gjiri Persik dhe...

Samiti i Diasporës, Balla: Duhet të kemi të zgjedhurit tanë nga diaspora në Shqipëri

Nga Samiti i Diasporës që po mbahet në Tiranë,...

Ish-kryebashkiaku i Finiqit shpallet fajtor për abuzim me tenderat, dënohet me 4 vite burg

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...