14.5 C
Tirana

OBSH: Ndryshimet klimatike, ndër sfidat shëndetësore në dekadën e ardhshme

Më datë:

Kriza e klimës dhe ndryshimet klimatike janë një nga 13 sfidat shëndetësore në dhjetë vitet e ardhshme, ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

“Vendet po investojnë shumë në mbrojtjen e qytetarëve të tyre nga sulmet terroriste, por jo edhe nga sulmet e viruseve, të cilat mund të jenë shumë më vdekjeprurëse dhe shumë më të dëmshme në aspektin ekonomik dhe shoqëror. Shëndeti është një investim për të ardhmen”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Duke përcaktuar ndryshimet klimatike si një nga 13 sfidat në dekadën e ardhshme, OBSH theksoi se ndotja e ajrit vret rreth 7 milionë njerëz në vit duke shkaktuar dukuri ekstreme të motit dhe duke inkurajuar përhapjen e sëmundjeve infektive si malaria.

“Të njëjtat emetime globale të ngrohjes janë përgjegjëse për më shumë se një të katërtën e vdekjeve nga sulmet në zemër, sulmet në tru, kanceri i mushkërive dhe sëmundjet kronike të frymëmarrjes”, tha Ghebreyesus, duke shtuar se udhëheqësit botërorë duhet të punojnë së bashku për të adresuar efektet shëndetësore të pasojave të ndryshimeve klimatike.

Ai theksoi se këtë vit OBSH-ja do të punojë për të zhvilluar një sërë politikash për të ndaluar ose zvogëluar rreziqet shëndetësore të ndotjes së ajrit.

Përveç ndryshimit të klimës, OBSH renditi edhe sfida të tjera për dekadën e ardhshme, siç janë: ofrimi i shërbimeve shëndetësore në konflikte dhe kriza, përmirësimi i kujdesit shëndetësor, zgjerimi i aksesit ndaj ilaçeve, ndalimi i përhapjes së sëmundjeve infektive, përgatitja për epidemi, mbrojtja e njerëzve nga produktet e rrezikshme, investimi te njerëzit që kujdesen për shëndetin tonë, kujdesi për adoleshentët, fitimi i besimit të publikut, përdorimi i teknologjive të reja, mbrojtjen e ilaçeve dhe kujdesin shëndetësor.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nga protesta në Tiranë: Djali i Hashim Thaçit shpreh mirënjohje për mbështetjen ndaj UÇK-së

I pranishëm në protestën që po zhvillohet në ‘Sheshin...

Ruzhdi Keçi nga Tirana: Akuzat ndaj liderëve të UÇK-së janë padrejtësi historike

Ish-prefekti i Tiranës Ruzhdi Keçi në fjalën e mbajtur...

Mesazhi i Alfred Moisiut nga protesta: Lirinë e Kosovës e fituam me sakrificë

Qindra qytetarë nga trevat shqiptare u mblodhën sot në...

Ish-komandanti i UÇK: Gjykata Speciale ka humbur besimin tek shqiptarët

Ish-komandanti i UÇK, Hysni Gucati, deklaroi se Gjykata Speciale...