Takim Palmer- Yuri Kim: Përkushtimi ndërpartiak për reformën zgjedhore, lajm pozitiv

Më datë:

I dërguari i Veçantë i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer është takuar ditën e sotme me ambasadoren e re amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

Sipas asaj që poston ambasada amerikane në Tiranë, në takim është diskutuar për qëndrimin e Shqipërisë mbi Iranin dhe për përkushtimin ndërpartiak për të realizuar reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

“Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Balkanin Perëndimor Matthew Palmer u takua me Ambasadoren Yuri Kim për të diskutuar qëndrimin e guximshëm dhe parimor të Shqipërisë mbi Iranin, si dhe lajmin pozitiv lidhur me përkushtimin ndërpartiak për të realizuar reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. #SHBAQendronKrahShqiperise”, shkruan ambasada amerikane në Tiranë në postimin e saj të fundit në rrjetet sociale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Albin Kurti: Pa marrëveshje për president, vendi shkon në zgjedhje të përsëritura

Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar të mërkurën se Kosova...

Laborator droge në Shkodër, dy të rinj në pranga, një tjetër në kërkim

Policia e Shtetit ka zhvilluar një tjetër operacion në...

Grupi i trafikantëve shiste kokainë e kanabis pranë shkollave në Tiranë, zbardhen emrat e të arrestuarve

Zbardhen emrat e personave të arrestuar në kuadër të...