Hetime për vrasjen e Renis Dobrës, Prokuroria e Tirana në veprim

Më datë:

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për dhunën fizike të ushtruar ndaj P. C, i incident i regjistruar të hënën e 15 qershorit  në ambientet e GJKKO.

Raportohet se çështja po hetohet për kanosje dhe dhunë ndaj dëshmitarit dhe kundërshtim të forcave të policisë.

Grupi hetimor ka sekuestruar audion e seancës dhe pamjet filmike, ndërkohë qe pritet të merret në pyetje si deklarues edhe P.C, i cili mori ndihmë mjekësore menjëherë mbasi tre vëllezërit Bushgjoka, të bashkëarrestuar me P.C e dhunua fizikisht në sallën e gjykatës.

Personat e mësipërm u arrestuan si autorë të dyshuar për vrasjen e të riut Renis Dobra.

Më 8 korrik të 2025, Renis Dobra u mor peng, u mbyt dhe u hodh se bashku me makinën e tij në liqenin e Shkopetit. Shkak dyshohet të ketë qenë prishja e pazareve të drogës.

Pas ngjarjes, policia arrestoi tre vëllezër nga Tropoja, të dyshuar për ngjarjen. Pjesë e organizmit të rrëmbimit dhe vrasjes ka qenë edhe P.C, i cili u arrestua pak ditë pas ngjarjes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Erion Veliaj kallëzon Drejtoreshën e Burgjeve pas transferimit në Fier

Erion Veliaj ka kallëzuar për shpërdorim detyre Drejtoreshën e...

U arrestua gjatë protestës, Klevin Metaj lirohet me detyrim paraqitjeje

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj...

U kap i armatosur në Tiranë, zbulohet e shkuara e 30-vjeçarit të arrestuar

Një 30 vjeçar nga Thumana kishte zgjedhur një formë...

Corriere della Sera për “Napoleonin”: Nga trafiku i drogës te jeta luksoze në Dubai

Një investigim i publikuar nga gazeta italiane “Corriere della...