Parlamenti Evropian miraton zbatimin e marrëveshjes së tarifave BE-SHBA

Më datë:

Parlamenti Evropian miratoi sot me shumicë votash, zbatimin e një marrëveshjeje të shumëdiskutuar për tarifat mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Përballë një presioni të konsiderueshëm, ne siguruam garanci të rëndësishme, për të mbajtur interesat evropiane në rrugën e duhur”, tha kryetari i Komitetit të Parlamentit Evropian për Tregtinë Ndërkombëtare, Bernd Lange.

“Një gjë është e sigurt, ne do të vazhdojmë ta ndjekim nga afër dhe të mbajmë nën monitorim të rreptë zbatimin e saj”, shtoi ai.

Sipas marrëveshjes së arritur në gusht të vitit 2025, mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, tarifat amerikane për shumicën e produkteve evropiane do të kufizohen në 15%.

Në këmbim, BE-ja është zotuar të heqë tarifat për mallrat industriale amerikane dhe të lehtësojë aksesin në treg për produkte bujqësore amerikane, si mishi i derrit dhe produktet e qumështit.

Në kohën e arritjes së marrëveshjes, një sërë detajesh ligjore mbetën të papërcaktuara, duke hapur rrugën për procedurat legjislative brenda Bashkimit Evropian, mbi mënyrën e zbatimit të saj.

Parlamenti Evropian dhe shtetet anëtare të BE-së kanë miratuar gjithashtu disa masa shtesë, që synojnë mbrojtjen e ekonomive evropiane.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

G7 – Trump planifikon bisedime me Zelensky në Francë

 Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi sot se planifikon...

SPAK në aksion, goditet rrjeti i madh i trafikut të drogës

SPAK ka njoftuar sot, më 16 qershor, se ka...

Hetime për vrasjen e Renis Dobrës, Prokuroria e Tirana në veprim

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për dhunën fizike...

Sali Berisha sulmon Edi Rama: “Mashtrues dhe abuzues me udhëtimet zyrtare”

https://www.youtube.com/live/mh0C2I2a50o?si=B7MUGw7uNCW-5AeK&t=178 Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë...