G7 – Trump planifikon bisedime me Zelensky në Francë

Më datë:

 Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi sot se planifikon të zhvillojë një tjetër takim me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në kuadër të samitit të vendeve të G7-tës, në Francë.

Trump nuk bëri të ditur nëse në takim do të marrin pjesë edhe liderë të tjerë.

Zelensky mori pjesë sot në mëngjes, në një takim të përbashkët të vendeve të G7-tës.

Me mbërritjen në samit, presidenti ukrainas shkroi në Telegram, se forcimi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës, mbetet objektivi më i rëndësishëm i Kievit.

Ai theksoi gjithashtu, se nevojiten përpjekje diplomatike, për t’i dhënë fund luftës së nisur nga Rusia.

Nga ana e tij, Trump tha se kishte zhvilluar të dielën, një bisedë me presidentin rus, Vladimir Putin – duke shtuar: “Rusia duhet të arrijë një marrëveshje.”

Pas arritjes së marrëveshjes kornizë, për t’i dhënë fund luftës me Iranin, vendet e G7-tës synojnë t’i rikthejnë në rrugën e duhur, negociatat e ngecura për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat po ndërmjetësojnë mes Moskës dhe Kievit, kanë reduktuar kohët e fundit, angazhimin e tyre, në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit, në Ukrainë, pasi vëmendja e administratës amerikane ishte përqendruar te lufta me Iranin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Valë mbështetjeje nga jashtë vendit – shqiptarë të diasporës drejt protestës në Tiranë

Qindra-mijëra emigrantë janë derdhur lumë në Pikat Kufitare, për...

Berisha për deklaratën e protestueses: Shpifje, familja ime nuk kanë pasur kurrë tokë në Divjakë

https://www.youtube.com/live/ZcJ-f5jGzok?si=1O6JEMsun9n8uLyl Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha reagoi sot në...

Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës, arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku...

Debat për investimet në bregdet – Rama komenton reagimet ndërkombëtare

Edi Rama: E di që mund të zhgënjej dhe shumë...