10.5 C
Tirana

Zvicër: Mjekët paralajmërojnë për kolapsin nëpër spitale

Më datë:

Përfaqësuesit e pesë spitaleve universitare i kanë dërguar një paralajmërim ministrit të Shëndetësisë, Alain Berset, rreth institucioneve të mbingarkuara mjekësore për shkak të fluksit të pacientëve me Covid-19.

Sot mjekët i kanë dërguar Berset një letër të përbashkët, duke shprehur “shqetësim të madh për situatën aktuale”.

Ata shkruan se shtretërit në njësitë e kujdesit intensiv po pakësohen. Përveç kësaj, më shumë se 4,000 operacione janë shtyrë në këto spitale universitare që nga tetori.

“Pyetjet etike do të lindin”, paralajmëroi Uwe E. Jocham, drejtor i Inselspital në kryeqytetin zviceran Bernë.

Drejtorët e spitaleve kanë frikë se do të ketë një valë të tretë pas Krishtlindjeve dhe se sistemi spitalor do të ‘shembet’.

Prandaj, ata po bëjnë thirrje për ndërhyrje më të rreptë nga Këshilli Federal qeverisës.

Në Spitalin Universitar të Cyrihut kanë mbetur vetëm tre shtretër falas në njësinë e kujdesit intensiv, thonë ata.

Pikëpamjet e tyre u përsëritën nga tre mjekët kryesorë të kantonit të Cyrihut.

“Sistemi i kujdesit shëndetësor tashmë është i mbingarkuar. Prej javësh tashmë”, thanë Urs Karrer, mjeku kryesor në Spitalin Kantonal Winterthur, Huldrych Günthard, profesor i sëmundjeve infektive në Spitalin Universitar të Cyrihut dhe Gerhard Eich, specialist kryesor i sëmundjeve infektive në Spitalin Triemli

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Komisioni i Ligjeve rrëzon nismën e Zhupës për një shtesë në ligjin “Për arsimin e lartë”

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa prezantoi sot në...

Henrik Hoxhaj para GJKKO: Si nisi konflikti me Ismet Boriçin dhe mendimi për hakmarrje

Henrik Hoxhaj ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme Kundër...

Spiropali në Senatin Amerikan: Koordinim strategjik për sigurinë dhe rritje e bashkëpunimit

Gjatë vizitës së saj në Washington, ministrja për Europën...

Vazhdon përçarja në familjen Beckham, Brooklyn zhduk tatuazhin dedikuar të atit

Brooklyn Beckham duket se ka shtuar tensionin me familjen...