22.5 C
Tirana

Zbulohen dhjetëra planetë të rinj që mund të zhvillohet jeta

Më datë:

Astronomët kanë zbuluar 85 planetë të mundshëm jashtë sistemit tonë diellor me temperatura që mund të jenë mjaftueshëm të volitshme për jetën.

Ekzoplanetët kandidatë janë me përmasa thuajse sa Jupiteri, Saturni dhe Neptuni. Ata u zbuluan përmes të të dhënave nga Transitioning Exoplanet Survey Satellite (TESS).

TESS u mundëson shkencëtarëve të vëzhgojnë zvogëlimin në ndriçimin e yjeve, të njohur si tranzite të cilat shkaktohen nga objektet që kalojnë përpara tyre. Duhet të ndodhin të paktën tre tranzite që të zbulohet një ekzoplanet në mënyrë që të përcaktohen koha që i duhet për të orbituar rreth yllit të vet.

Në studimin e ri, shkencëtarët vëzhguan sistemet që tranzitojnë vetëm dy herë që do të thotë se planetët orbitojnë për një kohë më të gjatë. Kjo solli zbulimin e ekzoplanetëve me temperatura më të ulëta.

60 nga 85 ekzoplanetët potencialë janë zbulime të reja ndërsa 25 janë pikasur në të dhënat e TESS nga ekipe të pavarura kërkimore.

Kërkuesit thonë se disa planetë janë mjaftueshëm larg nga yjet e tyre dhe mund të kenë temperaturën e duhur që nevojitet për kushtet jetësore. Kjo njihet ndryshe si “zona e banueshme”.

Në këtë fazë, trupat qiellorë duhet ende të konfirmohen si ekzoplanetë por shkencëtarët shpresojnë se kjo do të ndodhë gjatë vëzhgimeve të ardhshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vrasja e Egli Progës, gjykata çon në burg 3 persona të tjerë

Gjykata e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë për...

Kjo është zhurma që bën Toka në hapësirë

Ky është tingulli i fushës magnetike të Tokës.  Madje...

Krijohet partia e re opozitare “Djathtas 1912”, Alibeaj: Besojmë tek shteti i së drejtës

Deputeti Enkelejd Alibeaj prezantoi sot parimet e partisë së...

Dhimbjet e Kyçeve – Ushqimet që nuk Duhet të Hani

Dhimbjet e kyçeve ndikojnë fort në cilësinë e jetës,...