Trump: Konflikti me Iranin do të përfundojë shpejt

Më datë:

Presidenti amerikan Donald Trump shprehu besimin në një mesazh telefonik se konflikti i Iranit do të marrë fund shumë shpejt dhe se shumica e njerëzve e kuptojnë qëllimin e sulmeve amerikane.

“Nuk mund t’i lejojmë të kenë armë bërthamore. Ndaj mendoj se njerëzit e kuptojnë se ajo çfarë po bëjmë ne është e drejtë dhe kjo do të marrë fund shumë shpejt”, tha Trump.

Tramp pohoi se Teherani ka dhënë shenja për arritjen e një marrëveshjeje. Irani ka konfirmuar se është duke shqyrtuar aktualisht një propozim nga Shtetet e Bashkuara.

Mediat amerikane njoftuan të mërkurën se bëhet fjalë për një Memorandum Mirëkuptimi me 14 pika, që i jep fund luftës, nis një fazë të re dialogu, ku pritet të diskutohet edhe fundi i programit bërthamor iranian.

Megjtihatë, linja e ashpër e politikanëve në Parlamentin iranian e ka cilësuar atë thjesht si një “listë dëshirash”, duke paralajmëruar se janë gati për një përshkallëzim të ri të luftë.s

Nëse marrëveshja dështon, Trump ka kërcënuar me bombardime të përmasave të papara. Ndërkaq, Izraeli kreu sulmin e parë në Bejrut që prej armëpushimit të prillit, duke goditur një komandant të Hezbollahut.

Optimizmi për fundin e konfliktit e ka mbajtur edhe këtë të enjte, çmimin e naftës së papërpunuar në bursa, nën 100 dollarë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Si të përgatisni hap pas hapi akullore me limon në kushte shtëpie

Nëse mendonit se akulloren mund ta përgatisin vetëm pastiçierët...

Durrës: kontroll “blic” në burg pas konfliktit, sekuestrohet pajisje elektronike e ndaluar

Një operacioni blic është bërë në burgun e Durrësit,...

Grumbullime të paligjshme në protestë, procedohen penalisht 15 shtetas

Policia e Tiranës njoftoi sot se pas veprimeve hetimore...

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve, 53 mandate fiton Lëvizja Vetëvendosje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjene sotme ka...