A ka lidhje “Haga” me zgjedhjet? Kryeministri Kurti: Nuk shoh lidhje me vendimin për Thaçin

Më datë:

Albin Kurti e distancoi krejtësisht veten dhe qeverinë e tij nga lëvizja e fundit e Gjykatës Speciale, e cila e shty me dy muaj dhënien e vendimit për ish krerët e UCK-së.

Pak ditë më parë, ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, shpalli 7 qershorin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme parlamentare, të tretat për vendin brenda rreth një viti e gjysmë.

Ndërkohë, gjyqi ndaj Hashim Thaçit,  Kadri Veselit e Jakup Krasniqit, dhe Rexhep Selimit përfundoi në shkurt dhe aktgjykimi pritej këtë muaj. Por paneli gjyqësor vendosi ta shtyjë shpalljen e vendimit  deri më 20 korrik, “për shkak të kompleksitetit të rastit”. Kryeministri nënvizoi se Qeveria e Kosovës nuk ka akses te kjo gjykatë.

Sa i përket vendimit të Gjykatës Speciale që të shtyhet për dy muaj, nëse s’gaboj, vendimi i tyre, ne e morëm vesh njësoj sikurse të gjithë ju, për shkak se Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka qasje në dinamikat dhe zhvillimet që bëhen në Gjykatën Speciale. Gjykata Speciale nuk karakterizohet nga transparenca për vendin tonë e në shërbim të të cilit thuhet se është. Edhe njëherë e theksoj, Kosova ka nevojë për gjykata normale, jo për gjykata speciale. Ne besojmë në drejtësinë e UÇK-së dhe në pafajësinë e krerëve të UÇK-së, të luftëtarëve të saj, të cilët vazhdojnë që të mbahen në burg, padrejtësisht në Hagë”, shprehet Kurti.

Sa për zgjedhjet e re, ai shprehu bindjen se Vetëvendosja do të kapërcejë edhe rezultatin e 28 dhjetorit.

Besoj që qytetarët e Republikës e kanë kuptuar që çdo herë kur përpiqesh të ja vësh digën një rrjedhe socio-historike e politike qysh është Lëvizja Vetëvendosje, atëherë do të ketë gjithnjë e më shumë prurje. Sa herë na kanë vënë diga është rritur prurja. E tash bash saktësisht sa do të jetë, do ta marrim vesh në mbrëmjen e 7 qershorit”, tha Kurti.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Përplasje në Bruksel: Von der Leyen dhe Kallas në konflikt për të ardhmen e diplomacisë së BE-së

Përplasja e vazhdueshme mes presidentes së Komisionit Evropian, Ursula...

Maliq, zbardhen detaje nga vrasja e efektivit – çobani: autori koordinohej me telefon

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi më 4...

Thumanë–Kashar, Karakaçi: koncesioni sjell rreth 1 miliard euro të ardhura tatimore

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi theksoi sot...

Trafik ndërkufitar droge, pranga dy personave në kufirin me Maqedoninë e Veriut

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Trajektorja”,...