8.5 C
Tirana

Japonia çon në Hënë një robot, por misioni rrezikohet nga një problem

Më datë:

Një robot japonez është ulur me sukses në Hënë. Megjithatë një problem me sistemin e energjisë mund ta bëjë që misioni të ketë një jetëgjatësi vetëm prej disa orësh.

Roboti i quajtur shkurtimisht “Slim” u ul në një krater në sipërfaqen hënore. Kjo bëri që Japonia të jetë vendi i pestë që të shkojë në Hënë, pas SHBA-së, Bashkimit Sovjetik, Kinës dhe Indisë.

Megjithatë tashmë lufta është për të mbajtur të gjallë misionin. Për arsye që nuk janë kuptuar ende qartësisht, panelet diellore të robotit nuk do të gjenerojnë elektricitet.

Kjo bën që Slim të jetë i varur totalisht në bateritë e tij që me kalimin e kohës do të bien. Kur të arrijë në fund, roboti do të ndalojë, nuk do të marrë komanda dhe nuk do të jetë në gjendje të sjellë informacione në Tokë.

Për këtë arsye inxhinierët po punojnë që të kuptojnë se çfarë ka ndodhur. Megjithatë shkencëtarët në Jaxa, agjencinë hapësinore të Japonisë, thonë se nuk do të dorëzohen kollaj.

Një mundësi është që panelet diellore të mos jenë drejtuar kah Diellit. Pasi të ndryshojë këndi ku bie dielli në Hënë, ka mundësi që edhe Slim të “vijë në jetë”.

 

Statistikisht është provuar që është shumë e vështirë për t’u ulur në Hënë. Vetëm gjysma e tentativa kanë dalë me sukses.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nën akuzën e korrupsionit, GJKKO-ja rikthen në punë pedagogët e përjashtuar të Universitetit të Elbasanit

Gjykata e Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka...

Shtatorja e Skënderbeut vendoset në qendër të Tuzit

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët bëri me...

Bylykbashi paraqet amendamentin: 5 miliardë lekë për kompensimin e ish-pronarëve

Nënkryetari i PD-së, Oert Bylykbashi kërkoi që në buxhetin...

Buxheti 2025, Manja: 17% rritje për kompensimin e ish-të përndjekurve politikë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja bëri të ditur sot...