Zaev i shkruan letër Kurtit

Më datë:

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i ka shkruar letër urimi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ku edhe ka thënë se do të sigurojmë progres të mëtejshëm në arritjen e qëllimeve të përbashkëta.

“Është kënaqësia ime e veçantë të shpreh urimet e mia të sinqerta për rizgjedhjen tuaj kryetar i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe t’ju uroj suksese në kryerjen e këtij funksioni të përgjegjshëm”, ka shkruar në letrën e urimit kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dërguar kryeministrit Kurti.

Zaev ka vlerësuar marrëdhëniet miqësore në mes dy vendeve, bashkëpunimi i të cilave karakterizohet nga një dialog i hapur politik, i bazuar në respekt dhe vlerësim të ndërsjellë, bashkëpunimin intensiv ekonomik dhe tregtar.

Ai pret që ky bashkëpunim të vazhdohet me të njëjtën energji në periudhën e ardhshme, gjë që do të mundësojë thellimin e tyre në sfera të tjera me interes të ndërsjellë.

Në fund, kryeministri Zaev ka shprehur dëshirën për një takim sa më të shpejtë me kryeministrin Kurti.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Të shtunën Kuvendi Kombëtar i PD, çfarë pritet të ndryshojë në statut

Partia Demokratike mbledh të shtunën Kuvendin Kombëtar.  Organizmi i demokratëve....

Pas Brukselit, Shqipëria përshpejton reformat për anëtarësimin në BE

Konferenca e 8 ndërqeveritar e zhvilluar mbrëmjen e së...

Koçiu: Brenda vitit nisim mbylljen e negociatave për 10 kapituj

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu bëri të ditur sot se brenda...

Në kërkim nga GJKKO për trafikim e 932 kg kokainë, ekstradohet nga Italia Sueld Elezi

Policia e Shtetit ekstradoi sot nga Italia në Shqipëri,...