Kishte kthyer lokalin në ambiente për prostitucion, arrestohet 33-vjeçari, nën hetim edhe dy vajza

Më datë:

Fier – Një person është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet për prostitucion. Ndërkohë janë vënë nën hetim edhe dy vajza të cilët akuzohen se ushtronin prostitucion.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pasi kishin siguruar të dhëna në rrugë operative se disa shtetase shfrytëzoheshin për prostitucion nga administratori i një lokali, kanë organizuar punën për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.

Në bazë të provave të grumbulluara, pas një hetimi disamujor, u finalizua operacioni policor i koduar “Premtimi”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, shtetasi Mbarim Xhemali., 59 vjeç, banues në Fier, i dënuar më parë për veprën penale “Rrëmbim personi”.

Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Prostitucioni”, një shtetase 33 vjeçe dhe një shtetase 55 vjeçe, të cilat janë kapur në flagrancë në lokalin e marrë me qira nga shtetasi Mbarim Xhemali., në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ulqin: Zbardhet identiteti i viktimës nga Lezha në ngjarjen e rëndë

Një 36-vjeçare nga Lezha dyshohet se u vra nga...

NATO drejt rritjes së kapaciteteve ushtarake pranë kufirit rus

NATO po shqyrton forcimin e strukturës së komandës në...

Të shtunën Kuvendi Kombëtar i PD, çfarë pritet të ndryshojë në statut

Partia Demokratike mbledh të shtunën Kuvendin Kombëtar.  Organizmi i demokratëve....

Pas Brukselit, Shqipëria përshpejton reformat për anëtarësimin në BE

Konferenca e 8 ndërqeveritar e zhvilluar mbrëmjen e së...