Merr flakë në ecje makina në Vlorë, shpëton mrekullisht shoferi

Më datë:

Një automjet ka marrë sot flakë në ecje në qytetin e Vlorës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në bulevardin Ismail Qemali në Vlorë, pranë teatrit Petro Marko.

Pjesa më e madhe e automjetit tip “Ford” është shkrumbuar, por fatmirësisht nuk ka të lënduar, pasi drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë në kohë nga makina. Zjarrëfikësja ka mbërritur në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Policia ka shkuar pranë vendit të ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.

Njoftimi i policise:

Më datë 31.03.2021, rreth orës 08:14, në bulevardin “Ismail Qemali”, një mjet i markës “Ford”, me drejtues shtetasin Z. K, në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm deme materiale. Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

E rëndë në Zvicër! Tre të plagosur në një sulm me thikë në stacionin e trenit

Tre persona janë plagosur në një sulm me thikë...

Koçiu: Nuk kemi penguar drejtësinë, opozita dështoi në sulmet ndaj nesh

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu në një dalje për mediat pas...

Vendimi i gjykatës: Burg për Petri Bozon pas aksidentit me fëmijën

Gjykata e Elbasanit ka lënë në arrest me burg...

Lista e Kombëtares, Maran: Sulmuesit me mua kanë shënuar rekord golash

Trajneri i ri i Kombëtares, Rolando Maran, foli në...