Koçiu: Brenda vitit nisim mbylljen e negociatave për 10 kapituj

Më datë:

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu bëri të ditur sot se brenda këtij viti pritet të zhvillohen negociatat për mbylljen e 10 kapitujve me Bashkimin Europian.

Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së qeverisë, Koçiu iu përgjigj interesimit të gazetarëve lidhur me afatet e parashikuara për fazën në vijim të procesit të integrimit europian.

“Me përfundimin e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare jemi duke pritur të gjitha rekomandimet për ato që do të jenë kushtet përmbyllëse. Sigurisht që ambicia dhe aspirata jonë është që brenda këtij viti ne të kemi filluar me negociatat për mbylljen e 10 kapitujve”, u shpreh Koçiu.

Sipas saj, janë gati një sërë kapitujsh që po rakordohen në një proces që është shumë dinamik.

“Është një proces dinamik. Më lejoni të mos i them kapitujt pasi duhet të ulemi në tryezë me palën europiane për të diskutuar një nga një të gjitha detyrat dhe rekomandimet që ata na japin për të arritur në finalizimin e tyre”, tha Koçiu.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Përplasje në Bruksel: Von der Leyen dhe Kallas në konflikt për të ardhmen e diplomacisë së BE-së

Përplasja e vazhdueshme mes presidentes së Komisionit Evropian, Ursula...

Maliq, zbardhen detaje nga vrasja e efektivit – çobani: autori koordinohej me telefon

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi më 4...

Thumanë–Kashar, Karakaçi: koncesioni sjell rreth 1 miliard euro të ardhura tatimore

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi theksoi sot...

Trafik ndërkufitar droge, pranga dy personave në kufirin me Maqedoninë e Veriut

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Trajektorja”,...