8.5 C
Tirana

VIDEO/ Koalicion me Albin Kurtin për qeverinë? Haradinaj: Nuk kemi asnjë komunikim, ai është mashtrues

Më datë:

Sot Ramush Haradinaj mblodhi qeverinë e Kosovës dhe në një konferencë për mediat ka shuar dyshimet se partia e tij AAK dhe Lëvizja Vetëvëndosje mund të bëjnë një koalicion për t’i dhënë fund dilemës së formimit të qeverisë.

Haradinaj ka thënë se nuk ka asnjë komunikim me Vetëvendosjen apo vetë Kurtin dhe e cilëson atë si një mashtrues.

Kryeministri në ikje i Kosovës ka thënë se tashmë AAK e ndjen veten në opozitë pasi ashtu vendosën qytetarët me votën e tyre, por s’ka kujt t’i bëjë opozitë sepse s’ka ende qeveri.

“Nuk kemi komunikim me Vetëvendosjen e as z.Kurtin për bashkëqeverisje.

Unë e kam deklaruar se projekti që paraqet z.Kurti është mashtrim edhe vet z.Kurti e kam quajtur mashtrues sepse bindja ime ka qenë se qasja e tij ndaj temave dhe realitetit të jetës nuk përputhet dhe nuk qëndron ashtu, por qytetari ka vendosur dhe ne jemi opozitë por nuk kemi pasur kujt ti bëjmë opozitë, pasi që nuk kemi ende qeveri”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se nuk kanë asnjë lloj komunikimi me mandatarin për formimin e qeverisë, Albin Kurti.’’- tha Haradinaj.

AAK u fut në zgjedhjet e 6 tetorit të 2019 në koalicion me PSG dhe mori vetëm 96 mijë vota ose 11.5% të votave në total duke u renditur si subjekti i katërt politik në vend me më shumë vota. Duket se Albin Kurti duhet t’i plotësojë dëshirën LDK-së si mundësia e vetme për të formuar qeverinë e re, pasi PDK dhe AAK- PSD nuk pranojnë koalicion me LVV.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Alqi Bllakos për gjykim të shkurtuar. Pretenca më 29 Janar

Gjykata e Posaçme ka vendosur të pranojë kërkesën e...

U ekzekutua mbrëmjen e djeshme, del fotoja e Kristian Markut

Personi që po shihni në foton më sipër është...

Dalin para gjykatës fëmijët që vranë babain, rëndohet akuza për vajzën 19-vjeçare

Pritet që këtë të martë të nisë procesi gjyqësor...

Goditja ndaj grupit të Suel Çelës, Apeli lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masën...