16.5 C
Tirana

“Edhe pastaj habitemi pse emigrojnë të rinjtë…”, Mehmetaj: Ministria e Arsimit flet për arritje imagjinare

Më datë:

Një vit pas protestës studentore, ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka reaguar sot përmes një statusi në facebook, ndërsa shkruan se po fillon një valë e re protestash po nga studentët e po për arsimin e lartë.

“Ata ndihen të gënjyer, të mashtruar dhe të trajtuar keq nga kjo qeveri që do ti shohë të ikin nga Shqipëria një orë e më parë. Ku përfundoi “Pakti per Universitetin”? Thjesht broshura të dizenjuara bukur me foto e ngjyra për të qetësuar studentët e revoltuar. Ku humbën dhjetra premtime të dhëna nga Edi Rama e ministrat e tij në qindra orë televizive?” -shkruan Mehmetaj.

Postimi i plotë:

Edhe pastaj habitemi pse emigrojnë të rinjtë…

Sot, një vit pas protestës studentore, po fillon një valë e re protestash po nga studentët e po për arsimin e lartë. Ata ndihen të gënjyer, të mashtruar dhe të trajtuar keq nga kjo qeveri që do ti shohë të ikin nga Shqipëria një orë e më parë. Ku përfundoi “Pakti per Universitetin”? Thjesht broshura të dizenjuara bukur me foto e ngjyra për të qetësuar studentët e revoltuar. Ku humbën dhjetra premtime të dhëna nga Edi Rama e ministrat e tij në qindra orë televizive?

Dhe më e bukura, janë mësuar aq shumë të gënjejnë, sa tani nuk u bën përshtypje as të thonë të pavërteta në konferenca ndërkombëtare.

Meqë jemi tek arsimi, Ministria Shahini dje në Londër tha: “Nuk jemi aty ku duhet të jemi, por shpejtësia e përmirësimit që vendi ka bërë nga njëri sesion i PISA në tjetrin, po dëshmon qartazi se jemi në rrugën e duhur.”

Rezultatet e Shqiperisë

PISA 2015: Shkenca 427, Leximi 405, Matematike 413

PISA 2018 :Shkenca 417, Leximi 405, Matematika 437

Shqipëria renditet e 17 nga fundi në rezultatet përfundimatare të këtij testimi duke qen ende shumë larg mesatares së vendeve të OECD.

Sa mirë që pas 3 vitesh pasja e të njejtit rezultat në lexim dhe rënia me 10 pikë në shkencë i duket si përmirësim i shpejt zonjës Ministre.

Besoj me të njejtin këndvështim dhe qasje do u drejtohet edhe studentëve për t’u treguar arritjet imagjinare në Arsimin e Lartë.

 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Ligji “Për barazinë gjinore” sjell përmbysje të rendit juridik të vendit

https://www.youtube.com/live/HQYR6fNKgag?si=1cWk3ydg98ikVqm6&t=617  Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh sot...

Zgjidhet formacioni dhe trajneri i javës së 11-të

Java e 11-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll...

Studimi: Terapia gjenetike mund të ulë përgjithmonë kolesterolin e lartë

Një studim pilot i publikuar së fundmi sugjeron se...

“Thuajse 100% njëlloj”| Celibashi: Testi me Inteligjencën Artificiale në numërim ishte i suksesshëm!

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka dalë në një...