Shqipëria drejt euros, zbardhen kriteret dhe roli i Bankës së Shqipërisë

Më datë:

Euroja do të bëhet monedha zyrtare e vendit tonë pasi Shqipëria të jetë pjesë e BE-së. Një gjë e tillë përcaktohet edhe në projektligjin e ri “Banka e Shqipërisë”.

Jo vetëm që euroja do të jetë monedha me të cilën qytetarët do të blejnë shërbimet, kreditë dhe do të mbajnë depozitat, por gjithashtu në këtë ligj përcaktohen edhe rregullat që duhet të ndjekë Banka e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Bankës Qendrore Evropiane.

Është kapitulli XV i këtij ligji që tregon se është Banka e Shqipërisë ajo që do të kujdeset për hedhjen e euros në treg. Bankës së Shqipërisë i ngarkohet hedhja në qarkullim dhe tërheqja e kartëmonedhave dhe monedhave euro, si dhe përshtatja e dizajnit të monedhave sipas rregullave përkatëse të Bashkimit Evropian.

Euroja si monedhë zyrtare do të ndryshojë edhe rregullat se si mbahet rezerva valutore.

“Një element i rëndësishëm i kapitullit është rregullimi i marrëdhënieve financiare dhe operacionale me Eurosistemin, përfshirë transferimin dhe administrimin e rezervave valutore drejt Bankës Qendrore Evropiane, si dhe menaxhimin e pjesës së mbetur të rezervave.”

Ky projektligj i hap rrugën integrimit të Bankës së Shqipërisë në sistemin monetar evropian.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Posta e Durrësit nën hetim, gjykata lë në fuqi masat e sigurisë

Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për...

Zgjedhjet në PD, Berisha: Kemi realizuar një reformim të thellë të strukturave

https://www.youtube.com/live/XrkHA6SdLaY?si=8oeq1YXm1UbKj02z&t=613 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se PD...

Tensione në takimin kombëtar qytetar, ankesa për mungesë njoftimi

Po mbahet në këto momente për herë të parë...

Operacion ndërkombëtar kundër krimit, kapet në Malësi të Madhe i shumëkërkuari nga Spanja

Një operacion i rëndësishëm policor i koduar “Fast” ka...