Veliaj sfidon prokurorin Dado në gjykatë, shqyrtohet sot padia

Më datë:

Këtë të premte, 8 maj, në Gjykatën Administrative do të shqyrtohet padia e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado. Për këtë të fundit, Veliaj thotë se është emëruar në kundërshtim me ligjin.

Avokati i kryebashkiakut, Plarent Ndreca, ka kërkuar që seanca të jetë publike.

Sipas tij, çështja po tentohet të mbyllet përmes një procesi jo transparent, pengesave procedurale dhe mohimit të legjitimimit aktiv të paditësve. “Publikisht janë artikuluar edhe pretendime për ndikim të paligjshëm dhe tentativa korruptimi me qëllim që kjo çështje të mos arrijë kurrë në shqyrtim në themel. Në çdo shtet serioz të së drejtës, pretendime të kësaj natyre do të mjaftonin minimalisht për të aktivizuar menjëherë mekanizmat institucionalë të verifikimit dhe kontrollit”, ka deklaruar ai më herët.

Sipas avokatit, nga vetë zhvillimi i procesit gjyqësor dhe provat e administruara deri tani, rezulton se Presidenti i Republikës, në momentin e dekretimit të Ols Dados si prokuror, nuk ka kryer verifikime reale mbi plotësimin e kushteve ligjore për emërimin e tij.

Kujtojmë se më 3 prill, për rreth 1 orë u mbajt seanca gjyqësore pikërisht për këtë padi.

Presidenca përfaqësohej nga Sara Bërdullima, ndërsa përfaqësuese e KLP-së ishte Danja Hobdari. Ndërkohë, mungoi avokatura e shtetit. Pati një sërë diskutimesh në këtë seancë përgatitore për palët, megjithatë togat e zeza kërkuan që padia të rregullohet, duke dhënë afat 20 ditë. Në të kundërt, çështja do të pushohet!

Gjykata ngriti pyetje mbi lidhjen mes interesave të palëve dhe aktit administrativ, ndërsa Presidenca dorëzoi praktika të arkivuara, të cilat do të shqyrtohen së bashku me argumentet e palëve në gjykatë

“Unë nuk jam këtu për hakmarrje, as për dramën e familjes time dhe për atë që i ka shkaktuar ai familjes sime. Jam këtu për të treguar çfarë i ka shkaktuar kjo Bashkisë së Tiranës. Kur shoh njerëz që nuk kanë mbaruar magjistraturën dhe arrestojnë qytetarë. Jam i vetmi njeri që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston. Nesti Angoni nuk ekziston“, mësohet se ka deklaruar kryebashkiaku Veliaj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ambasadorja franceze: Nuk ka bllokim negociatash, jemi afër rezultatit

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard deklaroi se...

SPAK ngre akuza të rënda për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja

Prokuroria e Posaçme ka lexuar pretencën ndaj të pandehurve...

Rritet shuma e kompensimit të karburantit për invalidët e punës, shkon në 15 mijë lekë

Invalidët e punës do të përfitojnë më shumë mbështetje...

Çmimet e reja të karburanteve, Bordi i Transparencës: nafta me ulje të mëtejshme

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja sa...