SPAK ngre akuza të rënda për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja

Më datë:

Prokuroria e Posaçme ka lexuar pretencën ndaj të pandehurve Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, në një proces që u zhvillua në mungesë të tyre në sallën e gjyqit.

Pretenca u paraqit nga prokurori Adnan Xholi, i cili kërkoi dënime të rënda për të dy të pandehurit.

Sipas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, për Plaurent Dervishajn është kërkuar dënimi me burgim të përjetshëm, ndërsa për Julian Meçen është kërkuar një dënim prej 35 vitesh burg.

Procesi është pjesë e hetimeve të SPAK ndaj çështjeve të krimit të organizuar, ndërsa pritet që gjykata të shqyrtojë dhe të vendosë mbi kërkesën e prokurorisë në seancat e ardhshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

VENEZUELË – 32 viktima pas dy tërmeteve 7,2 dhe 7,5 ballë Rihter

Të paktën 32 persona kanë vdekur dhe rreth 700...

Rama udhëton në Poloni për Konferencën mbi Rindërtimin e Ukrainës.

Kryeministri  Edi Rama, do të marrë pjesë në Konferencën...

Verifikime për një rast të dyshuar helmimi ushqimor në Akademinë e Sigurisë.

Rreth 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë në Sauk...

Në Kavajë, konflikt brenda familjes përfundon me një viktimë, autori dyshohet vëllai i tij.

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur sot...