Detaje të reja nga atentati, kamerat e sigurisë zbulojnë shoqëruesin e autorit të dyshuar

Më datë:

Një 66-vjeçar u vra me armë zjarri në Qafë-Gjashtë të Sarandës. Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal që ishte në pronësi të viktimës Rexhep Ismaili, i cili ndodhej në tavolinë bashkë me persona të tjerë.

Autori i dyshuar i vrasjes Lulzim Tabaku bashkë me persona të tjerë shkoi në lokalin në pronësi të vëllezërve Ismaili për t’u sqaruar për një konflikt të mëparshëm.

Mësohet se fillimisht autori ka debatuar me 66-vjeçarin dhe më pas janë përleshur fizikisht.

Dyshohet se Rexhep Ismaili ka marrë një armë zjarri automatike dhe ka qëlluar drejt grupit të personave me të cilët u konfliktua, por kundërpërgjigjja ishte e menjëhershme. Lulzim Tabaku qëlloi me një plumb në kokë Rexhep Ismailin, i cili ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje.

Policia e Sarandës bën të ditur se i plagosur mbeti edhe një person tjetër që shoqëronte Lulzim Tabakun autorin e dyshuar të vrasjes, por deri tani askush me plagë arme nuk është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Burimet bëjnë të ditur se autorët shkuan në lokalin e Rexhep Ismailit me 2 automjete tip “Audi”, ku siç shihet përmes këtyre pamjeve njëra prej tyre mbeti në vendngjarje, ndërsa janë larguar me mjetin tjetër.

Uniformat blu kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së lokalit, me anë të të cilave është identifikuar edhe personi që u plagos dhe vijon puna për kapjen e tij.

Policia ka ngritur pika kontrolli në Qafë-Gjatë dhe në çdo hyrje-dalje të Sarandës, për të rënë në gjurmët e Tabakut dhe të personave të tjerë që shkuan në lokal me të, ndërsa burime bëjnë me dije se janë shoqëruar në komisariat disa persona që ndodheshin në lokal në çastin kur ndodhi konflikti i armatosur.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ambasadorja franceze: Nuk ka bllokim negociatash, jemi afër rezultatit

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard deklaroi se...

SPAK ngre akuza të rënda për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja

Prokuroria e Posaçme ka lexuar pretencën ndaj të pandehurve...

Rritet shuma e kompensimit të karburantit për invalidët e punës, shkon në 15 mijë lekë

Invalidët e punës do të përfitojnë më shumë mbështetje...

Çmimet e reja të karburanteve, Bordi i Transparencës: nafta me ulje të mëtejshme

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja sa...