Ambasadorja franceze: Nuk ka bllokim negociatash, jemi afër rezultatit

Më datë:

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard deklaroi se nuk ka bllokim të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

“Si te reforma në drejtësi ashtu edhe te hapja e grupkapitujve. Tani duhen mbyllur, patjetër që reforma në drejtësi është thelbësore, por nuk është kriteri kryesor. Duhet që reformat të ecin në të gjitha fushat. Kemi besim të aftësitë e Shqipërisë që të aderojë në Bashkimin Europian sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi Suard.

“Jam e habitur nga disa komente që thonë se negociatat janë bllokuar. Asgjë nuk është bllokuar, është proces normal, ku secili duhet të japë besim te tjetri. Mund të thuhet që po merr kohë, por i rëndësishëm është rezultati. Jemi afër rezultatit”, u shpreh ajo.

Suard foli edhe për vizitën e djeshme në Shqipëri të ministrit francez të drejtësisë, Gerald Darmanin, duke thënë se ai erdhi në vendin tonë në një moment mjaft të rëndësishëm.

“Dy vendet tona po ndërmarrin hapa për bashkëpunime në disa fusha”, u shpreh ajo.

“Ekspertiza franceze në këtë fushë është ekspertizë ekselence, sepse shumë pjesë të Kodit aktual shqiptar janë frymëzuar nga kode të ndryshme franceze. Jemi të lumtur të sjellim ekspertizën tonë, duke bashkëpunuar më Shkollën e Magjistraturës”, shtoi Suard.

Sa i takon bashkëpunimit me Eurojust dhe Europol dhe si do të përfitojë Shqipëria, Suard tha se janë dy institucione shumë të rëndësishme në fushën e drejtësisë dhe rendit publik.

“Policia shqiptare i ka të gjitha mjetet që të punojë me ta. Janë dy dosje të Sky ECC që u shfrytëzuan në sajë të këtij bashkëpunimi. Ka edhe të tjera, kështu krijohen ekipe hetimore të përbashkëta, shkëmbime informacionesh e operacionesh që jep rezultate në terren”, u shpreh ajo.

“Kemi pasur tre ekipe të përbashkëta hetimore, në fusha të ndryshme. Që në vjedhjet që bëheshin në Francë, shitja e produkteve të vjedhura në Shqipëri, tek mashtrimi informatik apo te trafikimi i lëndëve narkotike”, u përgjigj Suard, duke veçuar luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës, të cilat i quan “boshtet kryesore të bashkëpunimit”.

Sa i takon administrimit të pasurive kriminale në vendin tonë, Suard u shpreh se, “të gjithë jemi të bindur se përballë krimit të organizuar, dënimi dhe burgosja e këtyre personave nuk mjafton sepse shumica e tyre pranojnë ta bëjnë burgun sepse pastaj përfitojnë të mirat e bëra me aktivitet kriminal. Pasuritë duhen identifikuar dhe pastaj të konfiskohen. Këto përfitime të paligjshme, nga kjo pikëpamje kemi eksperiencë shumë të vjetër, kemi një agjenci të specializuar dhe kemi eksperiencë të fortë sa i përket përfitimit në kriptomonedha”.

“Duhet të punojmë me miqtë tanë shqiptarë, ministri ishte impresionuar nga një proces që është përdorur në Shqipëri, që është ripërdorimi i disa pasurive në përfitim të familjeve të viktimave, të oficerëve apo agjentëve që kanë humbur jetën duke luftuar krimin”, tha ajo

Suard dha një koment edhe për protestat e opozitës, që tanimë mbahen thuajse çdo fundjavë.

“Ju e dini se zakonisht nuk komentoj politikën e brendshme shqiptare, por do duhet të them… E drejta për të manifestuar është e njohur për të gjithë dhe në Francë kjo respektohet shumë, por dhuna është absolutisht e papranueshme! Manifestimet në Francë, organizatorët marrin masa që të shmangin këtë lloj dhune. Ndodh që të ketë njerëz të dhunshëm, atëherë organizatorët distancohen prej tyre dhe nuk i japin legjitimitet dhunës”, vuri në dukje Suad.

“Në këtë moment, Shqipëria duhet të mendojë për të ardhmen e saj europiane dhe këto imazhe të fokalizuara i bëjnë keq imazhit të saj në Europë. Mesazhi që duhet përcjellë është se dhuna nuk ka vend në protesta”, përfundoi ambasadorja franceze. /marre nga klan news/

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Raporti i PE vë në dukje përjashtimin e opozitës nga procesi i integrimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se...

Pakti politik para zgjedhjeve, Osmani për Presidente, Abdixhiku për Kryeministër

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet t’i hyjë garës në...

SPAK ngre akuza të rënda për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja

Prokuroria e Posaçme ka lexuar pretencën ndaj të pandehurve...

Rritet shuma e kompensimit të karburantit për invalidët e punës, shkon në 15 mijë lekë

Invalidët e punës do të përfitojnë më shumë mbështetje...