13.5 C
Tirana

Vdes 6-vjeçari në Gjilan i cili u lëndua pas rrëzimit të dyerve të oborrit

Më datë:

Një fëmijë i moshës 6-vjeçare ka vdekur në Verbicë të Gjilanit.
Siç ka konfirmuar Policia i njëjti është lënduar pas rrëzimit të dyerve të metalta të oborrit.

Policia njofton se fillimisht viktima ishte dërguar në spital e më pas ka vdekur në QKUK.

“Me 04 gusht 2021 rreth orës 11:11, policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë se në fshatin Verbicë e Kmetovcit komuna Gjilan është lënduar një fëmijë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë me urgjencë njësiti patrollues me udhëheqësin e ndërrimit.

Nga hetimet e para dyshohet se dyert e metalit të oborrit të shtëpisë ishin rrëzuar aksidentalisht dhe kishin lënduar një fëmijë të moshës gjashtë vjeç, të lënduarit fillimisht i është ofruar ndihma e parë në një spital privat.

Sipas raporteve të mjekut gjendja e viktimës ishte e rëndë dhe se i njëjti është dërguar me urgjencë në QKUK, në Prishtinë për tretman të mëtejmë.

Edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve si pasoj e plagëve të pësuara aksidentalisht nga rrëzimi i dyerve të metalit, nga QKUK na kanë njoftuar se fëmija ka vdekur.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit i Krimeve të rënda si dhe inspektori i punës”, thuhet në njoftim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Një hap më afër BE-së, Kosova pranohet si anëtare në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) është bërë institucioni...

Erdogan: Gaza ka nevojë për shërim dhe rindërtim

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan tha të premten se...

Përplasjet me Peleshin, PS kërkon përjashtimin e Bardhit me 30 ditë nga Kuvendi

14 deputetë socialistë i kanë drejtuar dje, 17 tetor,...

Prokuroria çon në gjyq 3 të pandehur, mes tyre nipërit e Agron Kapllanajt

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit...