VanHorn takon delegacionin e grave nga policia shqiptare

Më datë:

 E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn priti një delegacion të grave nga policia shqiptare të cilat niseshin në konferencën e Shoqatës Ndërkombëtare të Grave në Polici 2024 në Çikago, bëri të ditur ambasada e SHBA në Tiranë.

VanHorn dhe zëvendësshefja e misionit në detyrë Kathryn Hammond theksuan rolin thelbësor të grave drejtuese në shërbimin publik dhe ndikimin e tyre pozitiv në sektorin e drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit në Shqipëri.

Delegacioni i përbashkët amerikano-shqiptar përfshin përfaqësues nga Policia e Shtetit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Byroja Kombëtare e Hetimit, Shërbimi Diplomatik i Sigurisë së SHBA dhe Departamenti i Drejtësisë – ICITAP.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dy të arrestuar në jug të vendit, njëri me armë në taksi, tjetri transportonte…

Policia e Vlorës ka zhvilluar brenda 24 orëve tre...

Deklaratat e ministres serbe për Kosovën, debate në Komisionin e Jashtëm

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Komisionin për Evropën dhe...

Rubio: Vizita e Xi Jinping mbetet ende në fuqi

 Përgatitjet për vizitën e planifikuar të presidentit kinez Xi...

Vezë me emrat e deputetëve në protestën para Kuvendit, policia rrethon institucionin

E ndërsa seanca plenare e cila do të mbahet...