U plagosën me armë nga maskat gjatë grabitjes, si është gjendja e bashkëshortëve

Më datë:

Çifti i bashkëshortëve, Petrit dhe Afërdita Laze, që u plagosën me armë në banesën e tyre nga dy grabitës që hynë për të vjedhur, ndodhen në Spitalin e Traumës, kur gjatë mbrëmjes së djeshme iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale.

“Panorama” mëson se Afërdita ka marrë një plumb në kofshë dhe është në gjendje më të mirë, ndërsa burri ka marrë një plumb në bark dhe ndodhet në gjendje më të rëndë.

Ata mësohet se janë nga Skrapari dhe prej vitesh jetojnë në Tiranë, ku ushtrojnë aktivitetin e tyre. Çifti Laze janë prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ndodhi rreth orës 21:40, kur çifti Laze ka dëgjuar që në banesën e tyre ka hyrë dikush. Pasi personat janë konstatuar nga bashkëshortët, njëri prej tyre ka qëlluar, duke i lënë të plagosur.

“Rreth orës 21:40, në rrugën ‘Njazi Meka’, 2 persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e çiftit të bashkëshortëve P.L dhe A.L. Në momentin që janë konstatuar nga çifti i bashkëshortëve njëri prej personave ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të çiftit.

Si pasojë janë plagosur çifti i bashkëshortëve P. L dhe A. L, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore”, njoftoi zyrtarisht Policia e Shtetit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hoxha takim me Gonzaton: Shqipëri-BE, marrëdhënie gjithnjë e më të afërt

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha...

Berisha akuzon Ramën: Marrëdhënie të njëanshme me Vuçiçin, shqiptarët jashtë Brukselit

Kreu i PD Sali Berisha po mban një bashkëbisedim...

Vlorë: Arrestohet punonjësi i policisë, SPAK zbulon akuzat

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin...

Presidenti amerikan paralajmëron Irani: Objektiva të reja nën shqyrtim nga ushtria

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ndarë një përditësim...