18.5 C
Tirana

U kap me doza kokaine dhe kanabis, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Më datë:

Një 28-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e policisë pasi u kap me doza kokaine e kanabisi.

Policia bën të ditur se gjatë finalizimit të këtij aksioni janë sekuestruar doza kokaine dhe rreth 800 gramë lëndë narkotike cannabis sativa që u gjetën gjatë kontrollit fizik ndaj 28-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij.

Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Rrugica”.

Sekuestrohen doza kokaine dhe rreth 800 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Vihet në pranga 28-vjeçari që posedonte lëndët narkotike, me qëllim shitjen.  

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se në rrugën “Bakalli”, një shtetas shiste doza kokaine, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Rrugica”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi J. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë. 

Në rrugën “Bakalli”, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për kapjen e shtetasit J. Sh., i cili sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka shpërbërë një dozë lënde të dyshuar narkotike kokainë.  

Gjatë kontrollit fizik ndaj 28-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë dhe rreth 800 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, që dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen. 

Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. 

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer, themeluesi i platformës së kriptomonedhave “Thodex”

Faruk Fatih Özer, i njohur si “mbreti” i kriptomonedhave...

Një gotë lëng shege në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e bllokimit të arterieve deri në 30%

Një studim i botuar në “American Journal of Clinical...

PS rrëzoi ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, Bardhi: Duan të asgjësojnë Parlamentin siç bënë me zgjedhjet e 11 majit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje...

Nga sot në dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës rritet në 50 lekë, aboneja 1,400 lekë

Qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të...