16.5 C
Tirana

U ekstradua nga Republika Domenikane, GJKKO lë në burg 41-vjeçarin shqiptar

Më datë:

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për V.P., i cili u ekstradua nga Punta Cana drejt Shqipërisë dy ditë më parë.

41-vjeçari ishte shpallur më parë në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kishte caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për akuzat e trafikimit të narkotikëve, kryerjes së veprave penale në kuadër të një organizate kriminale dhe grupi të strukturuar kriminal, si dhe pastrimit të parave të fituara nga veprimtaria kriminale.

Po ashtu ai edhe si pjesë e grupit të Ervis Çelës dhe Franc Çopjas.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rusi: 900 milionë lekë për investime, na duhen mjedise për ndërtimin e gjykatave

Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi prezantoi...

Mobileria në Vlorë digjet pas sulmit me zjarr nga persona të paidentifikuar

Një zjarr i qëllimshëm ka përfshirë në orët e...

Berisha: Ligji “Për barazinë gjinore” sjell përmbysje të rendit juridik të vendit

https://www.youtube.com/live/HQYR6fNKgag?si=1cWk3ydg98ikVqm6&t=617  Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh sot...

Zgjidhet formacioni dhe trajneri i javës së 11-të

Java e 11-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll...