Turqia anulon orën policore të planifikuar për fundjavë

Më datë:

“Nuk planifikonim të zbatojmë përsëri këtë masë, por numrat e rasteve janë në rritje. Kjo është arsyeja pse fillimisht planifikuam orën policore të fundjavës”, shkroi presidenti Erdoğan në Twitter.

Ai shtoi se “Ne nuk dëshironim t’i vendosnim qytetarët tanë, të cilët po përpiqen të kthehen në normalitet pas 2.5 muajsh në një situatë të vështirë. Për këtë arsye, si president, vendosa të anuloj masën e orës policore të fundjavës në 15 provinca”.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca tha se të enjten janë konfirmuar 926 shërime shtesë nga pandemia, pasi vendi filloi lehtësimin e masave kundër COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve nga pandemia arriti në 131.778 pasi 926 pacientë tjerë u liruan nga spitalet gjatë ditës së kaluar, tha Koca në Twitter duke përmendur të dhënat e ministrisë.

Numri i vdekjeve nga shpërthimi i virusit u rrit në 4.630 pasi Turqia së fundmi raportoi 21 vdekje të reja.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hetime për shpërthimin në kasollën e bagëtive në Tepelenë

Detaje të reja mësohen lidhur me ngjarjen e 21...

Begaj në SHBA: Ëndrra amerikane mbetet e arritshme, dëshmi se liria funksionon

 Presidenti Bajram Begaj po zhvillon vizitë në Shtetet e...

Jep dorëheqjen drejtori i AMP, e zëvendëson ish-drejtori i burgjeve Klevis Qosja

Drejtori i AMP, Eduart Meraj, ka dhënë dorëheqje nga...