Merkel: Racizmi është problem jo vetëm në SHBA, por edhe në Gjermani

Më datë:

Kancelarja gjermane Angela Merkel u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e anashkalojnë problemin e racizmit në Gjermani teksa diskutojnë intensivisht për racizmin dhe brutalitetin e policisë në SHBA pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd, (AA).

“Kjo vrasje e George Floyd është shumë, shumë e tmerrshme. Racizmi është diçka e tmerrshme”, tha Merkel në një intervistë ekskluzive për transmetuesin publik ZDF.

“Racizmi ka qenë gjithmonë i pranishëm, por fatkeqësisht edhe ne e kemi atë. Së pari duhet të fshijmë para derës sonë”, theksoi ajo.

Merkel u përmbajt nga kritikat e hapura ndaj presidentit amerikan Donald Trump mbi trajtimin e tij të protestave pas vrasjes së George Floyd, por shprehu shqetësim për polarizimin në rritje në shoqërinë amerikane dhe shprehu shpresë për pajtim.

SHBA është përballur me protesta që nga java e kaluar kur një video u bë virale në të cilën shihej afro-amerikani Floyd duke u mbërthyer përtokë nga një polic i bardhë në Minneapolis teksa po arrestohej.

Oficeri i policisë i vuri gurin në qafë viktimës për gati nëntë minuta, përkundër përgjërimeve të përsëritura të Floyd duke thënë se nuk po mundej të merrte frymë.

Një autopsi e pavarur të hënën tregoi se Floyd u vra nga asfiksimi.

Vdekja e tij ka shkaktuar protesta masive në gjithë SHBA-në dhe disa prej tyre janë shndërruar në dhunë dhe plaçkitje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Begaj në SHBA: Ëndrra amerikane mbetet e arritshme, dëshmi se liria funksionon

 Presidenti Bajram Begaj po zhvillon vizitë në Shtetet e...

Jep dorëheqjen drejtori i AMP, e zëvendëson ish-drejtori i burgjeve Klevis Qosja

Drejtori i AMP, Eduart Meraj, ka dhënë dorëheqje nga...

Tension në Kuvend, Alizoti: Nëse s’ka përballje, mbylleni Parlamentin

Kritik ka qenë qëndrimi i Tomor Alizotit, gjatë fjalës...

Lamtumirë Rexhep Qosja, akademiku shuhet në moshën 89-vjeçare

Ndërron jetë akademiku i njohur shqiptar, Rexhep Qosja. Lajmin...