Hetime për shpërthimin në kasollën e bagëtive në Tepelenë

Më datë:

Detaje të reja mësohen lidhur me ngjarjen e 21 prillit në fshatin Mamaj, Tepelenë, ku dy të rinj mbetën të plagosur për shkak të një shpërthimi pranë banesës së një prej tyre.

Sipas njoftimit të uniformave blu, ka nisur hetimi për 29-vjeçarin, shtetasi Xh.S., i cili dhe mbeti i lënduar, për shkka se ai mbante fitili zjarrpërcjellës dhe municion luftarak. Këto u gjendën në magazinën pranë banesës së tij, ku dhe ndodhi shpërthimi të martën.

Tepelenë/Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 21.04.2026, për dëmtimin e 2 shtetasve, nga shpërthimi i një lënde plasëse, afër një banese, në fshatin Mamaj, Tepelenë, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. S., 29 vjeç, banues në fshatin Mamaj, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ky shtetas dyshohet se posedonte sasi fitili zjarrpërcjellës dhe municioni luftarak, që u gjet në magazinën afër banesës së tij, në fshatin Mamaj, ku dyshohet se shpërtheu aksidentalisht një sasi lënde plasëse dhe si pasojë u dëmtuan ai dhe shoku i tij, shtetasi L. Sh., banues në Memaliaj. Të dy të dëmtuarit vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën
“, njofton policia.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi mesditen e 21 prillit, kur mbetën të plagosur dy të rinj, të cilët u transportuan në Tiranë për mjekime më të specializuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Begaj në SHBA: Ëndrra amerikane mbetet e arritshme, dëshmi se liria funksionon

 Presidenti Bajram Begaj po zhvillon vizitë në Shtetet e...

Jep dorëheqjen drejtori i AMP, e zëvendëson ish-drejtori i burgjeve Klevis Qosja

Drejtori i AMP, Eduart Meraj, ka dhënë dorëheqje nga...

Tension në Kuvend, Alizoti: Nëse s’ka përballje, mbylleni Parlamentin

Kritik ka qenë qëndrimi i Tomor Alizotit, gjatë fjalës...