TSK e bën të papërdorshëm aeroportin ushtarak Nayrab që përdorej nga regjimi i Asadit

Më datë:

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) të cilat u kundërpërgjigjen sulmeve të regjimit të Bashar al-Asadit, bënë të papërdorshëm aeroportin ushtarak Nayrab në Halep të Sirisë i cili përdorej nga regjimi i Asadit.

Aeroporti ushtarak Nayrab në pjesën e jashtme të qendrës së Halepit, njihej si një prej bazave që regjimi i Asadit përdorte shpeshherë në sulmet e tij kundër elementëve të TSK-së në Idlib dhe ndaj civilëve.

Pas goditjeve që TSK-ja kreu dje nëpërmjet dronëve të armatosur dhe mjetëve të tjera mbështetëse të zjarrit, aeroporti ushtarak Nayrab u dëmtua rëndë dhe u bë i papërdorshëm.

Ushtria e regjimit kishte transferur në Nayrab pajisjet dhe mjetet ajrore nga aeroporti ushtarak Kuweires në lindje të Halepit i cili u vendos në objektiv nga TSK-ja ditë më parë.

Burimet lokale theksojnë se fushëveprimi i regjimit është kufizuar edhe më shumë pasi aeroporti ushtarak Nayrab është bërë i papërdorshëm.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Protesta e radhës kombëtare e opozitës më 8 maj

Kryetari i PD-së Sali Berisha, në deklaratën për mediat...

Hetime për zjarrin te “Farmacia 10”, në pyetje 5 fëmijët e kapur nga kamerat

Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje pesë fëmijët,...

Ish-kreu i ARRSH-së në SPAK, i zgjaten hetimet për 3 muaj

Ish-kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli është paraqitur sot në...

Probleme me e-Albania, PD: Të garantohet akses i plotë për qytetarët

PD ka denoncuar mungesën e shërbimeve publike digjitale. Në...