Opozitarët e moderuar rimarrin 9 fshatra nga regjimi i Asadit

Më datë:

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK), Ushtria Kombëtare Siriane (SNA) dhe opozitarët e moderuar në kuadër të operacionit “Mburoja e Pranverës” në 24 orët e fundit kanë rimarrë 9 fshatra nga forcat e regjimit të Bashar al-Asadit të cilët përparojnë duke injoruar Marrëveshjen e Astanas dhe dakordimin e Soçit.

TSK dhe opozitarët e moderuar në kuadër të operacionit “Mburoja e Pranverës” filluan një operacion me armë të rënda në rajonet që regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij kanë marrë nën kontroll në jug të Idlibit dhe në pjesën periferike të rajonit Hama.

Opozitarët ushtarakë filluan të përparojnë nga toka me goditjet me obusë të kryer nga TSK kundër objektivave të regjimit, duke neutralizuar më pas 6 tanke të regjimit, 2 topa 14.5 mm, 3 hedhës antitank, një top 23 mm, 2 mjete usharake, 12 mjete pickap dhe të paktën 46 milicë të regjimit.

Që nga dje e deri më sot opozitarët ushtarakë gjatë kokflikteve kanë rimarrë nga regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij fshatrat Al-Ankavi, Al-Qahira, Al-Manara dhe Tel Zecren në pjesën periferike të Hama-s dhe fshatrat Hallube, Kukfin, Kefer avid, Sfuhen dhe Fattere në jug të Idlibit.

Ndërkohë thuhet se vazhdojnë konfliktet e ashpra mes opozitarëve të moderuar dhe forcave të regjimit të përbëra nga ushtria e regjimit të Asadit dhe grupet e huaja terroriste me mbështetje iraniane.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kallas: Parimet e Kartës së OKB-së janë nën “sulm të drejtpërdrejtë”

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas,...

Kuvendi i Kosovës, homazhe për akademikun Rexhep Qosja

Ushtruesja e detyrës së presidentit, njëkohësisht kryeparlamentarja e Kuvendit...

Reduktim i cash-it në ekonomi, bizneset duhet të pajisen me terminale POS deri më 30 maj

Bizneset kanë ende 37 ditë për të përmbushur detyrimin...

SHBA – Trump kërcënon BM-në me tarifa të larta për shkak të taksës digjitale ndaj kompanive amerikane

 Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kërcënuar se do...