Ushtarët izraelitë plagosin 268 palestinezë në Bregun Perëndimor

Më datë:

Si pasojë e ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë ndaj protestave që zhvillohen kundër njësive të vendbanimeve të paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor nën okupim deri më tani janë plagosur 268 palestinezë.

Në një deklaratë nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze, thuhet se është ofruar shërbim mjekësor për 191 palestinezë që janë plagosur si pasojë e ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë ndaj protestave në zonën Beita në rajonin Nablus.

Në deklaratë bëhet e ditur se gjatë protestës një 16-vjeçar është plagosur me plumb të vërtetë.

Ndërkohë 40 palestinezë të tjerë janë plagosur ku një pjesë e tyre janë prekur nga gazi lotsjellës gjatë protestave në zonën Kefer Kaddum.

Ushtarët izraelitë kanë ndërhyrë edhe ndaj protestave të zhvilluara në kampin Al-Favvar në afërsi të qytetit Khalil, duke plagosur gjithsej 37 palestinezë, 2 prej të cilëve me plumba gome.

Gjithashtu ushtarët izraelitë kanë ndërhyrë me gaz lotjsellës edhe ndaj protestave të zhvilluara në hyrjen veriore të qyteteve Ramallah dhe Al-Bireh. Lidhur me numrin e të plagosurve në ngjarjet e zhvilluara në këto rajone nuk janë dhënë ende të dhëna.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Protesta e radhës kombëtare e opozitës më 8 maj

Kryetari i PD-së Sali Berisha, në deklaratën për mediat...

Hetime për zjarrin te “Farmacia 10”, në pyetje 5 fëmijët e kapur nga kamerat

Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje pesë fëmijët,...

Ish-kreu i ARRSH-së në SPAK, i zgjaten hetimet për 3 muaj

Ish-kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli është paraqitur sot në...

Probleme me e-Albania, PD: Të garantohet akses i plotë për qytetarët

PD ka denoncuar mungesën e shërbimeve publike digjitale. Në...