Hetime për zjarrin te “Farmacia 10”, në pyetje 5 fëmijët e kapur nga kamerat

Më datë:

Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje pesë fëmijët, të cilët nga kqyrja e kamerave të sigurisë shfaqen duke hedhur mbeturina në një karrocë, e cila konsiderohet si vatra prej nga ku shpërtheu zjarri i 14 prillit që dogji pallatin shumëkatësh në Tiranë.

Bëhet me dije se të miturit janë banorë të kompleksit dhe marrja e tyre në pyetje është kryer në prani të psikologëve dhe prindërve.

Ata kanë treguar se nuk bënë asgjë me paramendim dhe se kishin parë një vazo të djegshme, që pranë kishte mbeturinat në karrocën që gjendej pranë një kondicioneri. Por ata nuk e kanë kuptuar rrezikun.

Ndërkohë, sipas burimeve nga grupi hetimor, prokurori i çështjes ka urdhëruar policinë që të kryejë veprime të tjera në vendngjarje, duke përfshirë marrjen në pyetje të disa shtetasve të tjerë.

Ende nuk ka përfunduar akt-ekspertimi shkencor, ndërsa 4 persona të cilët ishin arrestuar më parë, dyshohen se shkelën rregullat për mbrojtjen nga zjarri. Fjala është për R. Sula, A. Cara, E. Ademi dhe A. Furtuna.  Për 4 të dyshuarit në gjykatën penale u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Protesta e radhës kombëtare e opozitës më 8 maj

Kryetari i PD-së Sali Berisha, në deklaratën për mediat...

Ish-kreu i ARRSH-së në SPAK, i zgjaten hetimet për 3 muaj

Ish-kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli është paraqitur sot në...

Probleme me e-Albania, PD: Të garantohet akses i plotë për qytetarët

PD ka denoncuar mungesën e shërbimeve publike digjitale. Në...

Grupet kriminale shpërndanin drogë në Tiranë, lihen në burg 14 persona

Gjykata Penale e Tiranës la sot nën masën e...