Thikë dhe celular mes rrobave për të dënuarën/ Tre rumunë ndalohen në Pojskë

Më datë:

Tre anëtarë të së njëjtës familje nga Rumania, babai, nëna dhe vëllai, janë shoqëruar nga policia pasi tentuan të fusnin sende të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Veprave Penale për Gratë në Pojskë të Pogradecit.

Ngjarja është zbuluar një ditë më parë, kur familjarët kishin shkuar për të vizituar të afërmen e tyre, e cila ndodhet në burg duke vuajtur dënimin për veprën penale të mashtrimit.

Gjatë kontrollit të sendeve dhe çantave me rroba që familjarët kishin sjellë për të dënuarën, punonjësit e institucionit kanë konstatuar se brenda tyre ishin fshehur një thikë dhe një telefon celular, sende që ndalohet të futen në ambientet e burgut.

Familja rumune kishte mbërritur në Shqipëri vetëm dy ditë përpara ngjarjes dhe kishte udhëtuar drejt Pogradecit për të takuar të afërmen e tyre.

Pas zbulimit të sendeve të ndaluara, grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e rastit dhe veçanërisht arsyen se përse ishte futur thika në rrobat e të dënuarës.

Sipas të dhënave paraprake, e dënuara nuk ka pasur konflikte me gratë e tjera që vuajnë dënimin në këtë institucion.

Pas ngjarjes është ushtruar kontroll edhe në qelinë e të dënuarës, por nuk është gjetur asnjë send tjetër i paligjshëm.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar të plotë rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësinë e personave të përfshirë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mbreti Harald V i Norvegjisë ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare

Mbreti Harald V i Norvegjisë ka ndërruar jetë në...

Zjarret përfshijnë vendin/ 3 vatra vijojnë aktive, forcat operacionale në aksion

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të...

Rrëmbehet në Kolumbi një ushtarak i Legjionit të huaj francez

Një shtetas franko-kolumbian, pjesëtar i Legjionit të Huaj Francez,...

“Të mos bllokohen edhe komunat”/ PDK i bën thirrje Kurtit të zhbllokojë institucionet

Deputetë të PDK-së dhe përfaqësues të Aleancës kanë kërkuar...