Masa e sigurisë për Ergys Agasin/ Seanca pezullohet, mbrojtja kërkon të shohë provat e SPAK

Më datë:

Ka nisur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj Ergys Agasit, por procesi është pezulluar përkohësisht me kërkesë të mbrojtjes.

Avokati mbrojtës i Agasit, Maks Haxhia, i ka kërkuar trupit gjykues shtyrjen e përkohshme të seancës me qëllim që të ketë kohën e nevojshme për t’u njohur me materialet dhe provat e dosjes hetimore të paraqitura nga SPAK.

Pas shqyrtimit të kërkesës, gjykata vendosi ta ndërpresë procesin për dy orë.

Seanca në GJKKO pritet të rifillojë pas këtij afati për të dëgjuar pretendimet e palëve dhe për të dhënë vendimin mbi masën e sigurisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarret alarmojnë vendin, Tirana dhe Dibra më problematiket

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin lidhur me situatën...

Dhunoi dhe kanosi gruan, policia i gjen automatikun në shtëpi

Një 67-vjeçar u arrestua nga policia, pasi dyshohet se...

Shpataraku “çarmatoset”, i hiqet leja e armës

Ish-zyrtarit të Policisë, Uljan Shpatarakut i është hequr leja...

Revolta vijon, protestuesit: Shqipëria është e rinisë

Sot shënohet dita e 91-të e protestës qytetare kundër...