Mbreti Harald V i Norvegjisë ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare

Më datë:

Mbreti Harald V i Norvegjisë ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare, njoftoi Pallati Mbretëror. Ai kishte disa ditë që ndodhej i shtruar në Spitalin Universitar të Oslos, ku po merrte trajtim për një infeksion bakterial në gjak.

Harald V ishte në krye të monarkisë norvegjeze që prej vitit 1991, kur pasoi në fron babanë e tij, Mbretin Olav V. Gjatë më shumë se tri dekadave në fron, ai u shqua për një qasje moderne ndaj monarkisë dhe për lidhjen e fortë me qytetarët norvegjezë.

Lajmi për vdekjen e mbretit vjen pas ditësh shqetësimi në Norvegji për gjendjen e tij shëndetësore.

Ditën e enjte, Pallati Mbretëror kishte njoftuar se gjendja e tij ishte bërë shumë serioze, ndërsa familjarë të afërt qëndruan pranë tij në spital.

Harald V lindi më 21 shkurt 1937 dhe ishte 89 vjeç. Me vdekjen e tij, në fokus pritet të jetë edhe procesi i trashëgimisë së fronit, ku Princi i Kurorës Haakon është i pari në radhën e pasardhësve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Behgjet Pacolli lë ambientet e SPAK-ut: U pyeta për Aeroportin e Vlorës

Pas shtatë orësh, biznesmeni Behgjet Pacolli ka lënë ambientet...

Protestat e dhunshme/ Policia kërkon numra identifikimi për efektivët dhe mbrojtje për të miturit

Protestat e fundit në Tiranë dhe jo vetëm, kanë...

Kallëzim në SPAK për dhunën policore ndaj studentëve, intelektualët denoncojnë 180 raste shkeljesh

Intelektualë dhe përfaqësues të shoqërisë civile përmes një deklarate...

Berisha për Vuçiçin: Duhet të ishte në Hagë prej vitesh, studentët i dhanë fund politikës së tij

https://www.youtube.com/live/aZ5JY4xCj3Q?si=KX3n4sT6f39jibYP Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi zgjedhjet në...